Nëse largohet nga Man Utd, ky do të jetë klubi i ri i Mourinhos

Jose Mourinho ka ofertë nga Paris Saint-Germain për emërimin në postin e trajnerit nga vera e vitit 2018.

Sport

09/11/2017 09:19

Jose Mourinho është duke konsideruar mundësinë e largimit nga Manchester United.

Strategu portugez ka ofertë nga Paris Saint-Germain për emërimin në postin e trajnerit nga vera e vitit 2018.

Duke parë rritjen e PSG-së në vitet e fundit dhe transferimet e mëdha që po bëjnë, atëherë në United tashmë janë të bindur se Mourinho mund të largohet për skuadrën franceze, shkruan The Sun, përcjell “lajmi.net”.

Mourinho kërkohej nga PSG edhe para se të emërohej trajner te Manchester United. /Lajmi.net/