Nëse largohet nga Liverpool, ky do të jetë klubi i ri i Salah

Mohamed Salah mund të ndahet me "Reds", nëse Nabil Fekir vjen në Anfield nga Olympique Lyon.

Sport

09/05/2018 12:07

Mohamed Salah mund të largohet nga Liverpool, pas përfundimit të këtij sezoni.

Mediat spanjolle parashikojnë se sulmuesi egjiptian mund të ndahet me “Reds”, nëse Nabil Fekir vjen në Anfield nga Olympique Lyon.

Salah ka zgjuar interesim nga Real Madrid dhe mund të nënshkruajë me “Los Blancos”, gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Ylli egjiptian ka shkëlqyer me paraqitjet e tij te Liverpool gjatë këtij sezoni duke e inspiruar skuadrën drejt finales në Ligën e Kampionëve ku do të takohen pikërisht me Real Madridin. /Lajmi.net/