Nëse largohet nga Juventus, ky do të jetë klubi i ri i Mandzukicit

Mario Mandzukic mund të largohet nga Juventus dhe futbolli evropian.

Sport

10/04/2018 09:18

Mario Mandzukic mund të largohet vërtetë nga Juventus pas përfundimit të këtij sezoni.

“Rai Sport” raporton se sulmuesi kroat ka një ofertë të pasur për largim nga Serie A.

Ish ylli i Atletico Madridit kërkohet nga një klub i pasur nga Superliga e Kinës, përcjell “lajmi.net”.

Mandzukic është duke kaluar një sezon të vështirë me efikasitet të dobët te ekipi i Juventusit. /Lajmi.net/