Nëse largohet nga Barcelona, ky do të jetë klubi i ri i Rakiticit

Manchester United ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e Ivan Rakitic nga Barcelona.

Sport

03/03/2018 09:11

Ivan Rakitic ka ofertë për largim nga Barcelona.

Mediat angleze raportojnë se Manchester United ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e tij.

Reprezentuesi i Kroacisë ka qenë i lidhur me “Djajtë e Kuq” që një kohë dhe ngjallja e interesimit nga ana e Manchester United mund ta bëjë klubin nga Camp Nou që të heqë dorë nga 29 vjeçari, pas transferimit të Philippe Coutinhos.

Rakitic është pjesë e Barcelonës që nga vitit 2014. Ai deri më tani ka bërë 200 paraqitje për katalunasit, duke shënuar 30 gola. /Lajmi.net/