Nëse largohet Modric, ky do të jetë përforcimi i ri nga Real Madrid

Real Madrid ka identifikuar pasardhësin e mundshëm të Luka Modric.

Sport

15/08/2018 07:37

Luka Modric vazhdon të jetë në qendër të spekulimeve rreth transferimit në Inter.

Mesfushori kroat mund të largohet nga Real Madrid në javët e fundit të afatit kalimtar të verës.

“Sky Sport” shkruan se “Los Blancos” kanë identifikuar zëvendësuesin e mundshëm të Modricit.

Real Madrid ka kërkuar informacione nga Tottenham për blerjen e Christian Eriksen, përcjell “lajmi.net”.

Mirëpo, kërkesa e “Spurs” për shitjen e yllit danez është 200 milionë euro. /Lajmi.net/