Nëse largohet Bale, Reali e transferon Hazardin

Në rast të largimit të Gareth Bale në drejtim të Manchester Unitedit, Real Madrid do të transferojë yllin e Chelseas, Eden Hazard.

Sport

04/11/2014 08:11

Eden Hazard në Real Madrid dhe Gareth Bale në Manchester United. Spas tabloidit britanik “Daily Star”, ky është skenari që mund të realizohet gjatë afatit kalimtar të verës.

“Red Devils” janë të interesuar për yllin uellsian dhe së fundmi raportohej se janë të gatshëm të paguajnë deri në 100 milionë euro për blerjen e tij.

Kurse, drejtuesit e Realit kanë filluar të bëjnë gati kundërpërgjigjen në rast të largimit të Bale.

Trajneri Carlo Ancelotti do të tentojë transferimin e mesfushorit ofanziv të Chelseas, Eden Hazard, edhe pse nuk do të jetë e lehtë meqë reprezentuesi belg kushton mbi 50 milionë euro.

Megjithatë, në tregun e futbollistëve vlen thënia: Kurrë mos thuaj kurrë.