“Nëse Kryeministri nuk e sjell Ligjin për Ushtrinë në Kuvend, duhet të jep dorëheqje” (Video)

Deputeti i PDK-së Nait Hasani ka thënë se Kosova është vend ‘suigeneris’, ku ndodhin të papritura dhe çështje të cilat nuk priten.

Lajme

23/03/2017 22:39

“Krijimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte ngjarja më e madhe për vendin, ngase edhe Kosova e merrte në dorë fatin e vet për çlirim dhe lirinë e vendit”, ka thënë Hasani.

Hasani ka thënë se Kosova ka heronjtë e vet, të cilët e kanë dhënë më të shtrenjtën jetën për këtë liri që na sot e gëzojmë.

Ai ka thënë se në disa raste prej frikës, siç është rasti i Rambujesë ka pasur disa lëshime, ngase mbas lufte ka qenë e rrugës të formohet menjëherë Ushtria e Kosovës.

Sipas tij, presidenti ka marr vendim dhe e ka procedu Ligjin për FSK0në dhe se janë ministritë, ato që e kanë dhënë fjalën e vet, e tash e ka radhën Qeveria e cila brenda një afati prej 30 ditës duhet të miratoj dhe ta dërgojë në Kuvend.

Hasani ka thënë se ky projektligj nuk bien ndesh me asnjë veprim tjetër dhe se Ushtria duhet të behët dhe është urgjente duke e parë rrezikun e madh në rajon.

Deputeti i PDK-së ka thënë se edhe formimi i Ushtrisë tash po bëhet si një farë loje politike dhe se ata që e pengojnë duhet të marrin përgjegjësi politike dhe kombëtare.

Sipas tij, as kryeministri nuk e ka të drejtën ta pengoi, ngase FSK është ndërtuar mbi kapacitetet e NATO-s dhe SHBA-ve. /Lajmi.net/

YouTube player