Nëse keni tensionin e lartë të gjakut, përdorni këto ushqime

Një numër i madh i njerëzve në mbarë botën vuajnë nga presioni i lartë i gjakut, dhe te shumica e tyre një dietë e shëndetshme mund të ndihmojë lehtësimin dhe madje edhe normalizimin e plotë të simptomave.

Lifestyle

16/03/2017 00:57

Deri në 98 studime të ndryshme gjetën se dieta me cilësi të lartë dhe ushtrimet mund të normalizojnë presionin e gjakut, ndërsa disa ushqime e përshpejtojnë shërimin.

Ju paraqesim luftëtarët natyrorë kundër presionit të lartë të gjakut:

Kakao

Kakao përmban nivele të larta të flavanolit, ushqyesit që ulë presionin e gjakut duke zgjeruar enët e gjakut dhe kështu lehtëson qarkullimin e gjakut.

Kakao mund të përdoret në shumë mënyra kreative. Shtojeni atë në kafen tuaj në mëngjes ose në një filxhan qumësht, dhe, natyrisht, këtu është çokollata e zezë. Zgjidhni atë me përmbajtje prej më shumë se 70 për qind kakao.

Spinaqi

Spinaqi ka tre përbërës që luftojnë tensionin e lartë – kalium, folate dhe magnez.

Kaliumi ndihmon largimin e natriumit (dhe bashkë me të edhe lëngjeve të tepërta) nga trupi dhe uljen e presionit të gjakut. Magnezi relakson enët e gjakut dhe i ndihmon ato për të ruajtur elasticitetin, ndërsa folatet marrin pjesë në degradimin e homocisteineve, amino acidit që dëmton muret e brendshme të enëve të gjakut.

Hudhra

Përveç që gjellëve të shumta u jep aromën e patejkalueshme, hudhra lufton kundër presionit të lartë të gjakut për shkak të përmbajtjes së lartë të alicinës. Studimet kanë treguar se, ndryshe nga ilaçet farmaceutike, hudhra ofron ulje të tensionit të gjakut pa efekte anësore, me përjashtim të ndonjë ere të pakëndshme.

Fasulja e bardhë

Të gjitha varietetet e fasules janë të shëndetshme sepse ato kanë përmbajtje të lartë të fibrave, proteinave dhe hekurit, të cilët janë ushqyes që ndihmojnë në shëndetin e përgjithshëm të trupit, por edhe në uljen e kolesterolit. Megjithatë, fasulja e bardhë e ka avantazhin e të qënit e pasur dhe me kalcium.

Ky mineral luan një rol të rëndësishëm në ngërçe dhe relaksimin muskujve të enëve të gjakut.

Kungulli

Ky superushqim është i pasur me kalium, i cili lehtëson presionin mbi muret e arterieve dhe, ashtu siç përshkruhet më sipër, ndihmon në lirimin e lëngjeve të tepërta nga trupi.