Nëse keni qime në vesh mund të prekeni nga kjo sëmundje

Trupi i njeriut është i mbuluar përgjithësisht me qime. Ka njerëz të cilët kanë qime edhe në fytyrë dhe kjo është diçka shumë e bezdisshme. Qimet në këto vende janë të zakonshme, por ato mund të shfaqen edhe në veshë. Kjo mund të jetë shumë shqetësuese, veçanërisht nëse keni qime të zeza brenda veshit.

Lifestyle

12/07/2017 15:58

Kjo tregon se ju do të pësoni një sulm në zemër.

Të interesuar për këtë lidhje vesh-zemër, shkencëtarët u bashkuan me dermatologët për të gjetur një përgjigje. përgjigjet. Sipas një letre të botuar në ‘New England Journal of Medicine’ në vitit 1984, ekziston një lidhje e fortë midis qimeve të kanalit të veshit dhe sëmundjes së arteries koronare.
Studimi përfshiu 43 pjesëmarrës meshkuj dhe 20 pjesëmarrëse femra, 90 prej të cilave kishin një rrudhë diagonale në veshë dhe përjetuan një sulm kardiak.

Mjeku Richard F. Wagner i Universitet Mjekësor të Bostonit sëbashku me kolegët e tij dolën në përfundimin se shkaku i mpiksjeve në arterie mund të jetë ekspozimi afatgjatë ndaj androgjenit, një hormon mashkullor.

Në vitin 1989 u shfaq një tjetër artikull mbi këtë temë, këtë herë në ‘Journal Indian Heart’. Ky artikull përshkruan rezultatet e një studimi të bërë në 215 pacientë indianë, që analizonte lidhjen midis rrudhave, qimeve të veshit dhe sëmundjes së arteries koronare.

Në qershor të vitit 2006, Edston E. botoi studimin e tij në ‘American Journal of Forensic Medical Patologology.’ Ai analizoi 520 autopsi dhe mati qimet e veshit, rrudhat e veshit , nivelin e yndyrës në bark, peshën e shpretkës shkakun e vdekjes etj. U zbulua se lidhja midis qimeve të veshit dhe sulmit në zemër ende mbetet diçka e paqartë dhe ka nevojë për t’u shqyrtuar më tej.