Nëse keni probleme me gjumin kjo është zgjidhja e duhur

Nëse vuani nga pagjumësia, keni parasysh se nuk jeni të vetmit.

Lifestyle

18/05/2017 17:19

Qindra miliona njerëz përgjatë tërë botës kanë vështirësi të bëjnë gjumë të mirë, gjë e cila ndikon direkt në performancën e tyre të punës, shkruan Gazeta Mapo.

Por, përderisa shumica e amerikanëve vendosin që pagjumësinë ta luftojnë përmes ilaçeve farmaceutike, e të cilat kanë efektet e tyre të veta anësore, lajmi i mirë është se jo domosdoshmërish mund ta mposhtni këtë fenomen me ilaçe farmaceutike.

Falë mjekësisë alternative, ju mund ta shëroni pagjumësinë përmes ilaçeve natyrale, të cilat përfshijnë përbërës shtëpiakë.

Një recetë e tillë është ajo që përbërës kryesor ka qumështin e mjaltën.

Përbërësit:

– Një gotë qumësht natyral

– Një lugë gjelle mjaltë
– Pak ekstrakt vanilje

Për ta përgatitur këtë recetë, fillimisht ngroheni qumështin, por mos e vloni. Posa ta keni ngrohur qumështin, vendoseni në gotë dhe shtojani dy përbërësit tjerë.

Përzini mirë përbërësit dhe pijeni para gjumit. /Lajmi.net/