Nëse keni këtë formë trupi, jeni më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës

Mjekët zbulojnë se është forma, jo masa e veshjeve ajo që ndikon.

Lifestyle

15/02/2017 02:30

Nëse keni trup në formë molle, jeni më të rrezikuar nga sëmundja e zemrës. Ky është përfundimi i një studimi të gjerë, i cili analizoi të dhënat shëndetësore të plot 430 mijë njerëzve.

U vu re se ata që kanë trup në formë molle- pra, e vënë shëndetin në pjesën e sipërme të trupit- janë më të prirur të vuajnë nga presioni i lartë i gjakut.

Gjithashtu, njerëzit me këtë formë trupi janë më të prirur të kenë intolerancë ndaj insulinës, çka e bën të vështirë përpunimin e sheqerit në trupin e tyre.

Për vite me radhë, trupi në formë dardhe (që merr më shumë shëndet tek pjesa e vitheve) është parë si tregues i një shëndeti më të mirë.

Tani, për herë të parë shkencëtarët vunë re se ka një lidhje mes trupit në formë molle dhe sëmundjes koronare të zemrës, gjithashtu edhe diabetit të tipit 2, që lidhet me obezitetin.

Sipas studiuesve, kjo lidhet me yndyrën e grumbulluar përreth organeve jetësore tek kjo formë trupi. Ai prodhon hormone dhe substanca të tjera që shkaktojnë presion më të lartë gjaku, kolesterol, dhe nivele më të larta të sheqerit në gjak.

Burimi: “DailyMail”