Nëse ju vuani nga migrena, ka mundësi që edhe partneri juaj vuan gjithashtu

Anketimi i kryer tek mbi 4000 njerëz tregon se dhimbjet e shpeshta të mëdha të kokës mund të ndikojnë negativisht tek partneri juaj në martesë ose shpesh në raste të dy partnerët janë të prekur njëherit nga migrena.

Lifestyle

01/06/2016 00:12

“Ky studim tregon se migrena është shumë e lidhur me raportet dhe aktivitetet familjare si përgjegjsia prindore, marrëdhëniet bashkëshortore apo financat familjare”, është shprehur Dawn Buse, autor i studimit, përcjell lajmi.net

Rreth 2 në 5 njerëz që kanë migrenë janë shprehur se partneri i tyre do të ishte prind më i mirë sikur mos të kishte këtë sëmundje dhe kjo ka qenë më shqetësuese tek të prekurit nga migrena kronike (që vuajn 15 ose më shumë ditë në muaj nga dhimbjet e tmerrshme).

Të anketuarit me migrenë dhe partnerët e tyre kanë treguar se ekziston një relacion i krizës emocionale mes tyre dhe si shkak i kësaj të dy pastaj vuajn nga migrena.

Pasojat e migrenës mund të jenë shumë shkatërruese dhe me ndikim të gjerë në familje nëse trajtimet nuk bëhen siç duhet.

Gjithashtu autorët kanë treguar se janë duke i anketuar fëmijët mbi 13 vjeç, prindërit e të cilëve vuajn nga migrena./lajmi.net