Nëse jeni duke tentuar të hani shëndetshëm duhet t’i shmangni restorantet ku muzika është e lartë, ja pse

Nëse jeni duke u përpjekur për një dietë të shëndetshme ose të humbni peshë, atëherë mund të filloni të shmangni restorantet e zhurmshme që tani.

Lifestyle

11/07/2018 18:20

Sipas një studimi të kohëve të fundit, vëllimi i muzikës që lëshohet në restorante ndikon në njerëzit për ushqimet që zgjedhin. Sa më i zhurmshëm të jetë vendi, aq më shumë ka gjasa që njerëzit të zgjedhin ushqime me më shumë kalori dhe ushqime të pashëndetshme, transmeton Lajmi.net

Shumë studime të tjera kanë treguar se muzika ambientale mund të ndikojë në përceptimet e njerëzve për ushqimin. Hulumtuesit kanë raportuar, për shembull se njerëzit e vlerësojnë hidhësinë apo ëmbëlsinë e ushqimeve si dhe cilësinë e një vere ndryshe, në varësi të llojit të muzikës që luan në sfond ndërkohë që po i bëjnë këto vlerësime.

Por ky studim i ri, i cili u botua në Gazetën e Akademisë së Shkencave të Marketingut, duket se është i pari që shqyrton se si vëllimi i muzikës në sfond ndikon në zgjedhjet që njerëzit bëjnë në ushqimet e tyre.

Në një kafene ku muzika ishte me zë të lartë, 52 përqind e njerëzve vendosen të hanin dhe pinin jo shëndetshëm në krahasim me 42 përqind të tyre kur muzika ishte më e ulët, ndërsa disa ushqime u konsideruan neutrale në kuptim shëndetësor.

Një tjetër eksperiment tregoi se 97 studentë që u paraqitën të zgjedhin mes tortës me çokollatë dhe sallatës së frutave – kur muzika ishte e lartë ata zgjodhën tortën ndërsa kur muzika u ul, të tjerët zgjodhën të hanin sallatën e frutave.

Edhe pse me shumë pak pjesëmarrës ky studim nxjerrë në pah një të vërtetë shumë të rëndësishme ku njerëzit i ndikon edhe vendi ku zgjedhin të hanë ushqim në mënyrën e të ushqyerit, prandaj është një gjë mjaft e rëndësishme./Lajmi.net/