“Nëse i keni numrat rrëzojeni Qeverinë”

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se nëse opozita i ka numrat le ta rrëzojnë Qeverinë.

Lajme

03/10/2018 23:38

Pas dështimeve të disa seancave të jashtëzakonshme të thirrura nga pozita dhe opozita në Kuvend gjatë këtij viti sot në emisionin “Click” në RTV 21 u diskutua rreth asaj se sa është funksional Kuvendi.

Deputeti nga anët e AAK-së, Muharrem Nitaj, i ftuar në emision tha se nëse opozita i ka numrat le ta rrëzojnë qeverinë.

“Në sekondën që opozita i ka numrat, puna e mbarë, rrëzojeni qeverinë. Fjalët e tepërta janë fukarallëk, do të thotë kryejeni punën, mos flisni, në momentin që flitet për shembull, ra kuvendi pesë herë, gjashtë herë, shtatë herë, tre muaj po bie qeveria, po bie shumica, atëherë kam përshtypjen që pastaj i humb kuptimi”, ka thënë Nitaj.