Nëse i keni këto simptoma, atëherë keni mungesë zinku

Zinku është mineral i cili merr pjesë në ndërtimin e pjesëve të ndryshme të trupit, përfshirë kockat, indet, trurin, sytë, flokun, lëkurën, prostatën, mëlçinë dhe veshkat.

Lifestyle

27/01/2016 18:11

Ai merr pjesë në funksionimin e duhur të sistemit imun, në prodhimin e kolagjenit, shërimin e plagëve dhe maturimin e spermatozoideve, transmeton Femina.al.

Një numër i madh i njerëzve vuajnë nga mungesa e zinkut dhe as nuk janë të vetëdijshëm për këtë. Kjo mund të shkaktojë disa simptome negative, andaj provoni a i keni ato:

-rënie të flokut;
-dobësim i menjëhershëm;
-shërim i ngadalshëm i plagëve;
-infeksione kronike;
-depresion;
-akne;
-flokë të thatë dhe të dëmtuar;
-thonjë të thyeshëm;
-nivel të lartë të kolesterolit;
-të pamurit e dobësuar;
-numër i vogël i spermatozoidëve;

Nëse keni vërejtur një ose më tepër simptoma, atëherë ju duhet të shtoni konsumimin e zinkut (nëse jo me suplemente) me ushqimet vijuese:

-vezë;
-mish pule;
-peshk;
-fara kungulli (fara susami ose luledielli);
-fruta arrore (bajame, arra, arra indiane).

Trupi ndonjëherë në mënyrë të vështirësuar e absorbon zinkun, pa marë parasysh se e konsumoni nëpërmjet ushqimit ose suplementeve. Pikërisht për këtë gjë, ekspertët këshillojnë ta rrisni konsumimin e vitaminës A dhe D të cilat e nxisin absorbimin e zinkut. Pasi t’i siguroni trupit një sasi të mjaftueshme të zinkut, do ti dalloni ndryshimet vijuese:

-flokë, lëkurë dhe shikim më të mirë;
-punë më të mirë të sistemit imun (nuk do të sëmureni lehtë);
-shërim më i shpejtë i plagëve;
-punë më e mirë e sistemit digjestiv;
-reduktim i inflamacioneve dhe sëmundjeve kronike./Femina.al/