Nëse hani pas orës 8 të pasdites, mund të shtoni peshë

Studimet e fundit kanë treguar se nëse ju hani rregullisht pas orës 8 të pasdites, atëherë do të shtoni në peshë.

Lifestyle

06/06/2016 01:38

Sipas shkencëtarëve, ata që darkojnë vonë kanë bel 5 centimetra më të madh se ata që hanë më herët.

Sipas tyre kjo ndodh pasi ne e përdorim energjinë gjatë orëve me diell, kështu që metabolizmi i organizmit tonë ngadalësohet kur vjen nata dhe ne bëhemi gati për gjumë.

Kjo do të thotë që ritmi me të cilin tretet ushqimi ynë ulet, shkruan Daily Mail./arbresh