“Nëse Giroud shënon ndaj Barcelonës, do të vallëzojë lakuriq në Emirates”

Një tifoz i Arsenalit, Piers Morgan, e ka bërë një premtim të madh para ndeshjes Barcelona – Arsenal.

Sport

03/02/2016 20:49

Morgan ka premtuar se do të vallëzojë i zhveshur në Emirates, nëse Olivier Giroud shënon ndaj Barcelonës, përcjell Lajmi.net nga Daily Star.

E gjithë kjo erdhi pas barazimit ndaj Southamptonit, që e zhvendosi Arsenalin në vendin e katërt në tabelë.

Andaj, Morgan i zemëruar, ka premtuar se do të vallëzojë lakuqiq në stadiumin e Arsenalit, nëse sulmuesi francez realizon ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.