“Nëse e shkarkoni Lopeteguin, duhet të na shkarkoni edhe ne”

Isco i ka dhënë mbështetje të plotë Julen Lopeteguit.

Sport

22/10/2018 15:43

Isco ka thënë se nëse klubi vendos ta shkarkoj trajnerin, atëherë duhet t’i shkarkoj edhe ata.

“Nuk besoj që mediat kanë fuqi që ta shkarkojnë trajnerin e Real Madridit”, ka thënë Isco, përcjell “lajmi.net”.

“Trajneri e ka besimin tonë. Do të ishte çmenduri po ta shkarkonin. Ju duhet ta lini atë të punoni”.

“Nëse vendosin që ta shkarkojnë trajnerin, atëherë duhet të na shkarkoni edhe ne, pasi ne jemi ata që luajmë në fushë dhe kemi përgjegjësi për rezultatet”, ka thënë më tej spanjolli. /Lajmi.net/