”Nëse do sulmohej dikush nga krerët shtetëror, futemi në kaos”

I dyshuari kryesor për plagosjen e avokatit Azem Vllasi, ka thënë se pos tij është edhe një grup i madh i njerëzve me të cilët ai bashkëpunon e që të njëjtit kanë qenë në shënjestër.

Lajme

13/03/2017 18:45

Duke iu referuar këtyre deklarimeve, avokati Tomë Gashi, tha se nëse zyrtarët e lartë shtetëror të vendit  janë në listën e të dyshuarit që plagosi Vllasin, mund të sjell kaos.

”Nuk duhet të hakmerret dikush ndaj tij vetëm nëse nuk i pëlqen dikujt diçka e publikuar në librin e tij”.

”Rastet kur përdoren armë dhe gjuhën plumba, nuk janë më punë e fjalëve”.

”Jeta e secilit njeri është e njëjtë. Kryeministri mbrohet edhe si person por mbrohet edhe si funksionar i shtetit”.

”Nëse ne nuk jemi në gjendje të mbrojmë një Kryetar shteti e Kryeministrin, atëherë është asgjë punë. A duhet ne të kërkojmë nga KFOR-i”.

”Ai zyrën e tij e ka në shtëpinë e tij. Shtëpia e tij është përball banesës ku jeton Kadri Veseli”.

”Jashari, më duket se gjithçka është duke pranuar. Dhe pranimi i tij për marrje të përgjegjësisë për likuidimin e personave të tjerë të zyrtarëve shtetëror, sjell në kaos por edhe i vë në angazhim dhe policinë”.

”Për një padrejtësi shumë të madhe, sic është rasti i Ramush Haradinajt, e ne këtu paskemi persona që e marrin drejtësinë në duart e veta”.

”Vllasit smundemi ne me ia ndryshuar mendimin”.

Veç tjerash avokati Tomë Gashi pohoi se çdo sulm që do të ndodhte ndaj krerëve shtetëror do të mund të eskalonte situatën.

Por ai shtoi se ngjarjet aktuale të cilat po ndodhin në vend kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale, përfshirë dhe rastin e plagosjes së Azem Vllasit.

”Nëse dikush ka dashur ta vras Azem Vllasin për shkak të një funksioni që ka pasur në një periudhë, ajo nuk lejohet. Janë personat e caktuar që e vendosin se cili ka qenë roli i tij i atëhershëm”.

”Gjykata Speciale nuk do të merret me rastet se kush është tradhtar e kush idiot”.

”Askush nuk ka të drejtë që nga disa pyetje të dal direkt në armë të zjarrit”.

”Shumica e tyre prej zyrtarëve të shtetit, në bazë të punës që kanë ata kanë mbrojtje dhe siguri”.

”Nëse do të sulmohej dikush nga personalitetet e larta shtetërore, atëherë do të ishim futur në një kaos”.

”Ka situata ku persona të caktuar nxisin situatën në Kosovë, qoftë edhe rasti i Azem Vllasit”.

”Situata që krijohen, tentimi i vrasjes së Azem Vllasit. Informatat se në shënjestër janë Kryeministri, Kryetari kjo është vetëm një fije shkrepse që mund të shndërrojë në kaos”.

”Gjykata Speciale nuk e ka nijet të ndalet edhe me pas luftë në Kosovë edhe pse nuk do të ketë luftë”.

”Rasti po bëhet edhe më i rëndë që policia ka informacione se në listat për likuidim ka edhe persona të lartë zyrtarë”.

”Unë nuk ndihem i kërcënuar”.

”Le t’më qesin në çfarë do liste, unë skam nevojë t’i frikësohem askujt hiq” ka përfunduar Tomë Gashi, njofton Klan Kosova.