Nëse do ishin gjallë…

Disa prej talenteve më të mëdhenj të muzikës moderne patën jetë të shkurtër, edhe pse veprat e tyre nuk do të harrohen kurrë. Fansat janë kureshtarë se çka do të bënte Jimi Hendrix me kitarë në vazhdim të jetës, pasi ai ‘shkoi’ kur ishte 27 vjeç. Apo, si do të vazhdonte John Lennon me muzikën…

ShowBiz

22/11/2013 06:00

Disa prej talenteve më të mëdhenj të muzikës moderne patën jetë të shkurtër, edhe pse veprat e tyre nuk do të harrohen kurrë. Fansat janë kureshtarë se çka do të bënte Jimi Hendrix me kitarë në vazhdim të jetës, pasi ai ‘shkoi’ kur ishte 27 vjeç.

Apo, si do të vazhdonte John Lennon me muzikën ‘rock & roll’, me të cilën i çmendi fansat dhe fanset. Ai kishte vdekur në moshën 40 vjeçare. Po Bob Marley (në fotografinë e parë), që e la në gjysmë karrierën e mahnitshme të muzikës ‘reggae‘?

Me siguri jeni kurreshtarë ta dini se si do të dukeshin në moshë të shtyrë legjendat e muzikës si John Lennon, Jim Morrison, Janis Joplin, Jimi Hendrix, Bob Marley, Elvis Presley, Kurt Cobain.

Grupi ‘Phojoe’, me bazë në Michigan të SHBA-ve, duke e përdorur teknologjinë e specializuar, në bazë të fotografive të tyre reale, ka mundur t’i afrohet sadopak pamjes se si do të dukeshin këto legjenda pas shumë vitesh. Përgjigjen e keni më poshtë.

Elvis Presley John Lennon Jimi Hendrix Kurt Cobain Jimmy Morrison Janis Joplin