Nëse i dashuri juaj i bën këto gjëra, ai ju dashuron me të vërtetë

Marrëdhëniet e dashurisë shpesh ndërlikohen dhe kanë kriza, por ka disa detaje që i mbajnë të kthjellta raportet mes dy personave.

Lifestyle

02/08/2016 05:20

Vajza, nëse jeni në dyshim se i dashuri juaj ju do me të vërtetë apo thjeshtë është “i varur” me ju, duhet t’i lexoni këto detaje që do t’i cekim më poshtë:

Një tekst i ëmbël në mëngjes 

Nëse ai tregohet i kujdesshëm dhe ju shkruan çdo mëngjes, atëherë do të thotë se ju jeni në mendjen e tij sapo të zgjohet nga gjumi.

Ai është gjithmonë i lumtur pranë teje

Nuk ka rëndësi çfarë dite kalon i dashuri juaj, kur ai ju do me të vërtetë, pranë teje harron gjithçka dhe ndihet i lumtur.

Ai është dëgjues i mirë

Pa marrë parasysh se për çfarë jeni duke folur, është apo nuk është në interesin e tij, ai do të ju dëgjojë me durim dhe do të përfshihet në sfidat e juaja, shkruan lajmi.net

Ai i respekton mendimet 

Edhe nëse nuk pajtohet me ndonjë mendim tuajin, ai gjithmonë i respekton mendimin tënd për hirë të dashurisë.

Është gjithmonë afër teje

Saherë që keni nevojë, ai është afër jush për të ju ndihmuar për çfardo që të keni nevojë.

Mbanë mend datat e rëndësishme

Nëse i dashuri ju do me të vërtetë ai i mbanë mend datat e rëndësishme siç janë takimi i parë, puthja e parë ose gjëra të ngjashme.

Ju surpzrizon pa ndonjë arsye

Dashuria e shtynë të dashurin tuaj të ju bëj surpriza edhe kur nuk ka ndonjë datë të veçantë, thjeshtë e bën për të të bërë të lumtur.

Ai kënaqet me gjërat që juve ju pëlqejnë

Edhe nëse diçka nuk qëndron në preferencat e tij, por ju keni dëshirë ta bëni, për të është në rregulll sepse i mjafton të të shohë ty të lumtur.

Ai krenohet me ty

I dashuri juaj, gjithmonë ndihet krenar për prezencen tuaj në krahët e ti.

Ju përqafon në çdo moment

Ai ju përqafon shpesh sepse ndihet i lumtur pranë teje dhe dëshiron të ju tregojë se keni rëndësi për të.

Vajza, nëse i dashuri juaj i bën këto gjëra, do të thotë se ai ju dashuron me të vërtetë./lajmi.net