Nëse aeroplani vonohet udhëtarët kanë të drejtë dëmshpërblimi deri në 600 euro

Aviokompanitë që do të vonohen më shumë se tre orë do të duhet që të paguajnë dëmshpërblim udhëtarëve nga 250 euro deri në 600 euro varësisht nga largësia e udhëtimit.

Lajme

02/12/2015 00:09

Këtë vendim e ka marë Gjykata Evropiane për drejtësi tashmë e zyrtarizojnë edhe organet e fluturimit në shumë vende evropiane.

Kjo do të vlejë për të gjithë aviokompanitë, ato do jenë të detyruara të paguajnë, ndërsa udhëtarët do jenë të detyruar të kërkojnë dëmshpërblim vetëm në raste të vonesave por jo edhe kur ka raste të jashtëzakonshme apo në rrethana të panjohura janë jashtë kontrollit të kompanive, njofton Zhurnal.

Udhëtarët duhet të kërkojnë dëmshpërblim nga 250 euro  për relacione deri në 1500 km, 350 euro për relacione mbi 2500km dhe 600 euro në relacione mbi 3500 km.