lajmi.net

Nervozohet Ronaldo!

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka vazhduar me deklaratën e radhës, duke thënë se ai nuk luan futboll për të bërë shokë.

Sport

04/09/2014 20:56

Ronaldo është njëri nga lojtarët i cili pëlqehet shumë por edhe urrehet shumë, nga fansa të ndryshëm të futbollit.

Sidoqoftë, ai ka thënë se nuk luan futboll për të bërë shokë, dhe për të ndryshuar mendimin e personave tjerë që kanë për të.

“Me të gjithë trajnerët që kam punuar, Sir Alex Ferguson është trajneri i vetëm të cilin e kam konsideruar si shok, asnjë tjetër”.

“Unë nuk luaj futboll për të bërë shokë, por për të triumfuar”, tha Ronaldo në pjesën e dytë të intervistës së tij me një kanal portugez.

Nervozohet Ronaldo

Cristiano Ronaldo është nervoz. Ylli i Real Madridit është i pakënaqur me stafin mjekësor të klubit pasi mendon se ka humbur një javë në procesin e rikuperimit nga lëndimi muskulor, raporton e përditshmja sportive spanjolle Marca. Ronaldo nuk u paraqit në ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit dhe kjo…

Sport

11/04/2014 21:54

Cristiano Ronaldo është nervoz. Ylli i Real Madridit është i pakënaqur me stafin mjekësor të klubit pasi mendon se ka humbur një javë në procesin e rikuperimit nga lëndimi muskulor, raporton e përditshmja sportive spanjolle Marca.

Ronaldo nuk u paraqit në ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit dhe kjo gati sa nuk i kushtoi shtrenjtë Realit që humbi 2:0 por u kualifikua në gjysmëfinale falë fitores në ballafaqimin e parë në Santiago Bernabeu me rezultat 3:0.

Mirëpo, mungesa e Ronaldos vazhdon. Ai nuk do të luajë as kundër Almerias në La Ligë të shtunën dhe do të mungojë në finalen e Copa del Rey kundër Barcelonës të mërkurën.

Por, ekziston mundësia që ai të humb edhe duelin e parë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut.

Krejt kjo i ka shkaktuar nervozë Ronaldos që mendon se stafi mjekësor i ekipit ka mundur të marr masa në mënyrë që ai të shpëtojë së paku një javë nga periudha e mungesës për shkak të lëndimit, duke luajtur përball Barcelonës. 

LM