Nervozohet Mourinho, braktis konferencën

Jose Mourinho u largua para kohe nga konferenca e shtyp e Chelseas i hidhëruar nga pyetjet rreth Kevin de Bruyne. Strategu portugez tha se Juan Mata do të jetë titullar në duelin e Ligës së Kampionëve kundër Steaua Bukureshtit por De Bruyne ka përfunduar në shtëpi pasi dështoi të dëshmohet. “Në tri javët e fundit…

Sport

30/09/2013 20:30

Jose Mourinho u largua para kohe nga konferenca e shtyp e Chelseas i hidhëruar nga pyetjet rreth Kevin de Bruyne.

Strategu portugez tha se Juan Mata do të jetë titullar në duelin e Ligës së Kampionëve kundër Steaua Bukureshtit por De Bruyne ka përfunduar në shtëpi pasi dështoi të dëshmohet.

“Në tri javët e fundit keni folur për Matan, dhe tani është De Bruyne. Nuk jeni të interesuar te futbollistët që luajnë? Jeni të interesuar për futbollistët që nuk luajnë”, deklaroi Mourinho.

I përballur me pyetje të vazhdueshme rreth mungesës së Matas në javët e fundit, Mourinho ishte i pakënaqur me pyetjet rreth mospërfshirjes së belgut, dhe e ndërpreu para kohe konferencën në Rumani.

“De Bruyne nuk është ftuar. Është vendi i imi. Vetëm 11 mund të luajnë dhe 18 mund të ftohen. Mundohem të vendosi, nga ajo që ata bëjnë në fushë, kur luajnë dhe kur janë duke stërvitur. Mundohem të jem i sinqertë me Juanin dhe them se ai do të luajë të martën për shkak të asaj që bëri në stërvitje dhe për shkak të asaj që bëri në ndeshjet ku u paraqit. Me Kevin, është njësoj. Ai nuk është ftuar sepse nuk më pëlqeu në ndeshjen kundër Swindon dhe nuk më pëlqeu me mënyrën si është stërvitur. Por, ju keni këtë tendencë të pyetni vetëm kur dikush nuk është ftuar. Shiheni të martën”, tha Mourinho para se të largohet nga foltorja e konferencës për shtyp.