Nervozohet Januzaj

Adnan Januzaj është i pakënaqur në Manchester United nën drejtimin e menaxherit të ri, Louis van Gaal. Mesfushori brengoset për të ardhmen e tij në klub, me holandezin.

Sport

01/09/2014 11:15

Adnan Januzaj është shndërruar në rezervist të rregullt në Manchester United, pas ardhjes së Louis van Gaal në postin e menaxherit.

Mesfushori i cili shpërtheu në edicionin e kaluar, vitin e tij debutues në Old Trafford, nuk është duke gjetur hapësirë për lojë deri më tani gjatë këtij edicioni.

Van Gaal me formacionin 3-5-2 nuk gjen vend për Januzajn i cili deri më tani ka luajtur vetëm si rezervist.

Sipas medieve britanike, Januzaj është i pakënaqur me statusin e rezervisti të vazhdueshëm në ekip dhe frikësohet për të ardhmen e tij në Old Trafford.