Nervozohet Hasi, lojtarin e tij e zë gjumi gjatë ndeshjes (Foto)

Trajneri i Anderlechtit, Besnik Hasi ka mbetur shumë i nervozuar në takimin e fundit që skuadra e tij e pati kundër Mechelenit në shtëpi.

Sport

16/02/2015 17:42

Anderlechti barazoi në shtëpi ndaj Mechelenit me rezultat 1-1, ndërsa Besnik Hasi ka shprehur nervozën e tij gjatë takimit.

Nëpër media belge është shpërndarë një foto ku Besnik Hasi shihet duke e goditur një shishe me këmbën e tij.

Dhe, ende nuk dihet nëse Hasi nervozën e tij e shprehur përgjatë ndonjë rasti të takimit, ose me lojtarin që po flinte gjumë midis ndeshjes.

Besohet se një gjë e tillë do të konfirmohet më vonë dhe në mediat belge dhe do të arrijë një raport zyrtar rreth këtij rasti.