Nervozohet Abramovichi

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich vizitoi zhveshtoren e ekipit pas humbjes 2-1 nga Basel në Ligën e Kampionëve të mërkurën. Menaxheri Jose Mourinho u ankua në shpirtin luftarak të futbollistëve të tij pas disfatës së dytë brenda katër ditësh, që përcolli atë nga Everton në Premierligë të shtunën. Dhe, derisa analistë si Jamie Redknapp dhe…

Sport

19/09/2013 17:30

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich vizitoi zhveshtoren e ekipit pas humbjes 2-1 nga Basel në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Menaxheri Jose Mourinho u ankua në shpirtin luftarak të futbollistëve të tij pas disfatës së dytë brenda katër ditësh, që përcolli atë nga Everton në Premierligë të shtunën.

Dhe, derisa analistë si Jamie Redknapp dhe Jamie Carragher kritikuan paraqitjen e Chelseat që pësoi nga Basel pas golave nga Mohamed Salah dhe Marco Streller, Mourinho mund të jetë më tepër i brengosur nga fytyra e magnatit rus.

Abramovich nuk u duk aspak i kënaqur kur u nis drejt tunelit për tu takuar me futbollistët e tij. Chelsea ka investuar shumë gjatë verës dhe rezultatet e deritashme këtë sezon nuk janë pozitive.

Por, me një trajner si Mourinho në ekip, priten ditë më të mira.