“Nëntori i Ftohtë” triumfon në “Zurich Film Festival”

Filmi "Nëntori i ftohtë" këto ditë është shfaqur në festivalin e filmit në Cyrih.

ShowBiz

06/10/2018 22:27

“Nëtori i ftohtë” u shfaq për katër ditë radhazi dhe pati interesim të madh nga ana e audiencës, shkruan lajmi.net.

Ekipi nga Kosova kishin udhëtuar në Cyrih për të parë se si do të pritet filmi në këtë festival prestigjioz.

Aktori Fatmir Spahiu përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se filmi me regji të Ismet Sijarinës ka triumfuar në Cyrih.

“Nëntori i Ftohtë” ka fituar çmimin e audiencës në “Zurich Film Festival”, e kjo gjë ka gëzuar tejmase bashkëpunëtorët e këtij projekti. /Lajmi.net/