“Nëntor i ftohtë” dhe “Gardhi” pjesë e Festivalit të Filmit të Selanikut

Nga 1 deri më 11 nëntor do të mbahet edicioni i 59-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Selanikut.

ShowBiz

19/10/2018 18:27

Kosova në këtë festival përfaqësohet me dy filma “Nëntor i Ftohtë” nga regjisori Ismet Sijarina dhe “Gardhi” nga regjisorja Lendita Zeqiraj, shkruan lajmi.net.

Të dy filmat do të jenë pjesë e “Balkan Survey” nga Dimitris Kerkinos, i cili ka shfaqur shembujt më të mirë të prodhimeve filmike nga rajoni i Ballkanit.

Në këtë edicion të festivalit të filmit në Selanik, trajtohen tema të ndryshme në 15 filmat e metrazhit të gjatë dhe të shkurtër.

“Balkan Survey” paraqet gjithashtu programin “Before the Wave Breaks” me 8 filma ikonikë të regjisorëve paraardhës të kinemasë së re rumune.

Festivali i Selanikut është njëri ndër festivalet më të vjetër dhe të rëndësishëm në Ballkan ku pjesë e programit të edicioneve të kaluara kanë qenë edhe filmat tjerë nga Kosova, si “Tri Dritare dhe një Varje”, “Home Sweet Home” “Si qeni n’rrush” etj. /Lajmi.net/