Nëntë të vrarë gjatë një feste në Rusi

Nëntë persona janë vrarë gjatë një feste në një fshat në veriperëndim të Moskës.

Bota

04/06/2017 16:32

Raportohet se sulmuesi në fshatin Redkino të shtunën vrau me armë zjarri pesë burra dhe katër gra pas zënkës që ndodhi në festën që po mbahej atje.

Sulmuesi, banor i Moskës 45-vjeçar, u arrestua për vrasje masive, pasiqë disa të mbijetuar arritën të thërrasin policinë, raportojnë mediat ruse, transmeton Klan Kosova.