Nëntë të vdekur nga stuhia në jug të SHBA-ve

Stuhia që ka goditur jugun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës deri më tani ka marrë jetën e nëntë personave, në Texas, Oklahoma dhe Houston. Sipas medieve amerikane, mbi një mijë njerëz kanë kërkuar ndihmë në zyrat e emergjencës gjatë ditës së martë.

Bota

26/05/2015 22:00

Numri i të vdekurve mundë të rritet duke pasur parasysh që shumë njerëz konsiderohen ende të zhdukur në Texas, pas stuhisë që goditi këtë zonë duke shkaktuar përmbytje rekorde që shkatërruan qindra shtëpi dhe ura.

“Ka ende disa zona të rëndësishme që janë shkatërruar nga përmbyjetet në Houston”, tha kryetari i Bashkisë, Annis Parker në një konferencë shtypi, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, presidenti Obama ka thënë që e ka siguruar guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, që mund të llogarisë në ndihmën e qeverisë federale për të rimëkëmbur zonën e përmbytur. (lajmi.net)