Nëntë miliarderët më të rinj në botë

Themeluesi i rrjetit social Facebook Mark Zuckerberg, ka qenë miliarderi i vitit 2014. Por ai ka edhe shokë të tjerë të moshës së tij që janë bërë miliarder.

Lajme

03/01/2015 16:47

Këtë vit, miliarderi i rrjetit social Facebook Mark Zuckerberg, 30 vjeç, mban vendin e parë në listën e individëve më të pasur nën moshën 35-vjeçare, me rreth 34 miliardë dollarë. Por, kush janë të rinjtë e tjerë që kanë hyrë në këtë listë miliarderësh?

Më poshtë mund të shihni listën e 9 të rinjve, që renditen në bazë të pasurisë së tyre:

Evan Spiegel, 24 vjeç,rreth  1.5 miliardë dollarë pasuri. Ai është bashkë-themelues i Snapchat, një aplikacion i foto-mesazheve, që hodhi poshtë ofertën prej 3 miliardë dollarësh nga Facebook në vitin 2013, dhe tani drejton një kompani me vlerë përafërsisht 10 miliardë dollarë.

Bobby Murphy 25 vjeçar është miliarder me një pasuri rreth 1.5 miliardë dollarë. Ky është shefi i zyrës së teknologjisë dhe bashkë-themelues i aplikacionit Snapchat.

Albert von Thurn und Taxis, po ashtu ka  pasuri në vlerë rreth 1.5 miliardë dollarë dhe është  31 vjeçar. Ai është bërë i pasur falë një pasure të trashëguar në ditëlindjen e 18-të në vitin 2001. Pasuritë e tij përfshijnë artin, lëndën e drurit dhe pasuri të patundshme. Ai është beqar dhe e kalon kohën e tij me gara makinash.

Me 2.7 miliardë dollarë  Marie Besnier-Beauvalot 33 vjeçare radhitet në mesin e nëntë miliarderëve nën moshën 35 vjet. Ajo ka trashëguar së bashku me motrat dhe vëllezërit e saj një kompani të madhe bulmeti, të cilën së bashku e zotërojnë 100 %.

Elizabeth Holmes 30 vjeçare, i cila ka një kompani  për testimin e gjakut’ Theranos’, që nga viti 2003, ka një pasuri  rreth 4.5 miliardë dollarë

Eduardo Saverin ka një pasuri rreth 4.9 miliardë dollarë. 32 vjeçarja  paditi Zuckerberg-un pasi ishte bashkë-themeluesi i rrjetit social dhe nuk mori merita për të. Ai është ende pjesë e Facebook dhe investitor për kompani të tjera.

Yang Huiyan 33 vjeç me rreth 4. 9 miliardë dollarë është në listën e miliarderëve. Babai i saj , krijoi një kompani të madhe kineze të zhvillimit të pasurive të patundshme, Country Garden Group. Ai ia transferoi aksionet bijës së tij, dhe ajo është tani në krye të strategjive të zhvillimit të firmës.

 Scott Duncan 32 vjeç, ka rreth 6.2 miliardë dollarë. Duncan i trashëgoi paratë nga babai i tij, Dan Duncan, i cili drejtonte kompaninë e rrjetit të energjisë Enterprise Products. Ai është fëmija i katërt dhe vitin e shkuar kompania e tij u rrit me 1 miliard dollarë.

Ka pasuri rreth 8.1 miliardë dhe është 30 vjeç. Ky është  Dustin Moskovitz, ka fituar miliardat nga popullariteti i Facebook-ut. Ai ka punuar me herët me Zuckerberg.