Nëntë mënyra për të veshur çizmet në vjeshtë

Zyrtarisht është koha e tyre. Ato do i shohim kudo, në të gjitha ngjyrat, në të gjitha modelet, në të gjitha gjatësitë.

Lifestyle

10/11/2017 12:26

Kështu që para se të fillojnë të vishen, po ju japim disa këshilla se si t’i kombinoni.

Mos iu ndaj klasikes

Mos nënvlerësoni kurrë fuqinë e një palë çizmeve prej lëkure, poshtë gjurit. Ato tregojnë më bukur se kurrë kur kombinohen me një minifund plot ngjyra dhe një pallto me gjatësi të mesatare.

1

Një ditë e bardhë

Ato mund t’i kombinosh me çdo ngjyrë, kështu që mos ngurro të guxosh.

3

E kaltër kadife

Zvendësoi çizmet e lëkurës me çizme kadife, të paktën në ditët e nxehta të vjeshtës. Me to stili ndryshon totalisht.

4

Plot shkëlqim

Përthyeni xhinset le lërini çizmet metalike të luajnë rolin protagonist. Janë trendi më i freskët i sezonit.

5

Hot, hot me të kuqe

Një zgjedhje e guximshme që me kombinimin e duhur do ju nxjerrë faqebardhë.

6

Mbi gjunj

Për të balancuar pamjen zgjidhni një fund ose një fustan mini.

7

Bëhu ti një stiliste rruge

Le të jenë vetëm ato me ngjyrë. Veshjen zgjidheni të zezë.

8

Yeezy më mësoi

Frymëzohu nga stili i Kanye West dhe provo çizmet e tij. Mund t’i kombinoni me një palë xhinse të çara si Kendall Jenner, ose më një palë të shkurtëra si Hailey Baldwin.

9

Çizme dhe pallto gëzofi

Në këtë kombinim vëmendjen e tërheq palltoja, kështu që çizmet janë ato të thjeshtat, të sheshtat.

/Telegrafi/