Nëntë medalje për notarët kosovarë në Shkup

Notarët kosovarë kanë treguar sukses, duke i kanë fituar nëntë medalje, në garën ndërkombëtare të mbajtur këtë fundjavë në Shkup.

Sport

19/05/2014 00:34

Notarët kosovarë janë kthyer me plot medalje nga gara ndërkombëtare X“DELFIN CUP”, e cila u mbajt në Shkup të Maqedonisë, këtë fundjavë.

Në këtë garë, të dhjetën radhazi, morën pjesë 250 garues nga 30 klube të Kosovës, Shqipërisë, Bullgarisë, Maqedonisë dhe Serbisë. Në total, notarët kosovarë fituan nëntë medalje.

Flaka Pruthi e kategorisë C, fitoi medalje të artë në disiplinën Shpinë 50 metra, të artën në 100m Shpinë, të artën në 50m Delfin, të argjendtën në 50m Krol dhe të argjendtën në 200m Mix.

Ndërkohë, Melisa Zhdrella, kategoria C e fitoi të argjendtën në 50m Shpinë, të bronztën në 50m Bretkosë dhe të bronztën në 100m Bretkosë. Kurse, Agon Hyseini, kategoria F e fitoi të argjendtën në 50m Shpinë.