Nëntë fortesat partiake

Në Prishtinë, Skënderaj, Podujevë, Drenas, Obiliq, Shtime, Istog, Kaçanik e Fushë Kosovë votuesit nuk kanë dashur ta ndryshojnë asnjëherë deri më tani qeverisjen.

Lajme

02/11/2013 16:51

Në katër palë zgjedhjet komunale të mbajtura deri më tani, nëntë komuna në Kosovë janë treguar të pathyeshme.

LDK në pesë komuna dhe PDK në katër prej tyre, kanë shfaqur “hegjemoni” ndaj partive tjera duke mos e lëshuar asnjëherë nga dora rastin për të fituar.

Prishtina, Skënderaj, Podujeva, Drenasi, Obiliqi, Shtimja, Istogu, Kaçaniku e Fushë Kosova ende nuk kanë “shijuar” jetën nën qeverisjen e një partie të dytë.

Më poshtë janë rezultatet e arritura nga partitë fituese në këto nëntë komuna, në katër palë zgjedhjet për asambletë komunale, të mbajtura deri më tani.

Në Prishtinë, në vitin 2000, LDK kishte marrë 55.237 vota ose 65.9 %, në vitin 2002 43270 (54.46%), në vitin 2007 15.773 (26%) ndërsa në vitin 2009 29.668 vota (46.4%)

Në Drenas, në vitin 2000, PDK kishte marrë 18.587 vota ose 84.5%, në vitin 2002 kishte marrë 17313 vota (82.20%), në vitin 2007 kishte marrë 13.402 vota (71.1%) ndërsa në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2009 kishte marrë 21.317 vota (80.7%).

Në Istog, në vitin 2000, LDK kishte marrë 12.721 vota ose 70.5%, në vitin 2002, 10755 vota (59.44%), në vitin 2007, 5.268 vota (35.2%) dhe në vitin 2009 5.734 vota apo 37.2%.

Në vitin 2009, në Fushë Kosovë, LDK kishte marrë 5.513 vota ose 59.9%, në vitin 2002 kishte marrë 5375 vota (50.53%), në vitin 2007 kishte marrë 3.067 (33.2%) ndërsa në vitin 2009 kishte marrë 7.778 vota ose 45.3%.

Në Skënderaj, në vitin 2000 PDK kishte marrë 18.108 vota ose 84%, dy vjet më vonë kishte marrë 15601 vota (81.63%), në vitin 2007 kishte marrë 20.003 vota (86.2%), ndërsa në vitin 2009 kishte marrë 22.587 vota ose 79.3%.

Në Shtime, PDK në vitin 2000 kishte marrë 4958 vota ose 49.3%, në vitin 2002 kishte marrë 6108 vota ose 81.63%, në vitin 2007 kishte marrë 4.414 vota (46.2%), ndërsa në vitin 2009 kishte marrë 4.540 vota ose 48.4%.

Në Podujevë, në vitin 2000, LDK kishte fituar me 22.193 vota ose 65.2%, në vitin 2002 kishte marrë 18723 vota ose 59.33%, në vitin 2007 kishte marrë 14.256 (48.5%), ndërsa në vitin 2009 kishte marrë 14.400 vota ose 46.4%.

Në Kaçanik, në vitin 2000, PDK kishte marrë 9.302 vota ose 52.4%, në vitin 2002 kishte marrë 8643 vota (48.54%), në vitin 2007 kishte marrë 8.537 (51.6%), ndërsa në vitin 2009 kishte marrë 6.374 vota ose 47.6%.

Në Obiliq, LDK në vitin 2000 kishte fituar zgjedhjet me 4.370 vota ose 57.5%, në vitin 2002 kishte marrë 4026 vota (52.77%), në vitin 2007 kishte marrë 2.086 vota (32.9%), ndërsa në vitin 2009 kishte marrë 2.204 vota ose 27%.