Nëntë deputetë të koalicionit qeverisës kundër demarkacionit, ja emrat

Lajmi.net mëson se kundër marrëveshjes brenda Grupit Parlamentar të LDK-së janë edhe Adem Salihaj, Vjosa Osmani, kurse në mëdyshje janë Armend Zemaj dhe Arben Gashi.

Lajme

12/08/2016 16:05

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dje doli me një komunikatë ku tha se është unike sa i përket votimit të marrëveshjes së demarkacionit mkë 1 shtator.

Mirëpo, vetëm një ditë pas, gjërat nuk duket ashtu siç thuhej në komunikatën e lëshuar pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së me kryetarët e degëve.

Sot, njëri ndër deputetët më të fuqishëm të LDK-së, Anton Quni ka dalë kundër marrëveshjes për demarkacionin.

Quni nuk është i vetmi nga LDK-ja që e ka bërë publike votën kundër demarkacionit.

Lajmi.net mëson se kundër marrëveshjes brenda Grupit Parlamentar të LDK-së janë edhe Adem Salihaj, Vjosa Osmani, kurse në mëdyshje janë Armend Zemaj dhe Arben Gashi.

Nesër gjërat qëndrojnë kështu deri më 1 shtator, atëherë numri i deputetëve të LDK-së kundër marrëveshjes arrin në pesë.

Por, deputetë kundër demarkacionit ka edhe në Grupit Parlamentar të PDK-së. Raif Qela është deklaruar kundër (LB), pastaj Labinotë Demi Murtezi (PD), Nait Hasani dhe Shaip Muja, transmeton lajmi.net.

Marrë parasysh këta katër deputetë të GP të PDK-së kundër dhe pesë të GP të LDK-së, numri i përgjithshëm arrin në nëntë, kurse për ratifikimin e marrëveshjes duhen së paku 80 vota.

Koalicion aktual qeverisës në Kuvend i ka 90 vota. /Lajmi.net/