Nëntë britanikë deshën të shkojnë ilegalisht në Siri
Në Turqi sot janë arrestuar nëntë shtetas britanikë derisa po tentonin të kalonin ilegalisht nga Turqia në Siri, ka bërë të ditur ushtria turke.
Bota
Britanikët janë arrestuar në afërsi të provincës Hataj në anën turke në kufi me Sirinë.
Deri tani nuk dihen arsyet pse këta persona kanë tentuar ta kalojnë kufirin, njofton Reuters.
Mijëra të huaj i janë bashkuar IS-it dhe grupeve tjera radikale në Siri dhe Irak, dhe shumë nga ta kanë kaluar nëpër Turqi,
Turqia është përballur me kritika për kontrollim të dobët të kufirit, dhe i janë kthyer akuzat nga shtetet e Evropës që nuk kanë mundur të ndalin xhihadistët që të udhëtojnë nëpër vendin e tyre