Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e rrugëve të Klinës

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i komunës së Klinës Sokol Bashota, sot nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për realizimin e projekteve rrugore në komunën e Klinës.

Lajme

07/02/2017 13:23

Duke u bazuar në këtë memorandum, në Klinë do të ndërtohen këto rrugë të reja:

-Asfaltimi i rrugës Qupevë-Ujmirë të Klinës, në vlerë prej 350,000 euro.

-Asfaltimi i rrugëve në fshatin Jashanicë, të cilat rrugë kapin vlerën prej 400,000 euro.

Me këtë memorandum, Ministria e Infrastrukturës obligohet të sigurojë mjetet financiare për realizimin e projekteve, ndërsa, Komuna e Klinës obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve për operatorët ekonomikë, të kryejë procedurat e tenderimit të këtyre projekteve, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së.

Komuna obligohet që të sigurojë kushtet e nevojshme, që projekti të realizohet pa pengesa brenda afatit të caktuar, në përputhje me ndarjet buxhetore dhe me kualitet të lartë.

Vlera e projekteve që do të financojë Ministria e Infrastrukturës, në këto rrugë është 750 mijë euro.​/Lajmi.net/