Nënshkruhet marrëveshja, Superliga me emër të ri (FOTO)

Superliga e Kosovës në Basketboll për sezonin e ri 2017/18 ka bërë një emër të ri.

Sport

27/09/2017 16:53

Lajmin e ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale Presidenti i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu.

“Sot, kemi nenshkruar marreveshjen per sponsorizim te superliges se Kosoves ne basketboll me kompanin IP-KOS , z Bujar Shatri dhe ne tri vitet ne vijim liga me e mire e FBK do te quhet “IP Superliga e Kosovës në Basketboll”. Edhe nje mik me shume edhe nje sukses i FBK”, ka shkruar Belegu.

Edicioni i ri pritet të filloj më 4 dhe 5 tetor.

Më poshtë i keni sfidat e para:

Kerasan Prishtina – Golden Ylli
Trepça – Peja
Sigal Prishtina – Bashkimi
Borea – Rahoveci

cats