Nënshkruhet marrëveshja, 13 milionë euro për ndërtimin e rrugëve në Gjilan

Komuna e Gjilanit ka nënshkruar marrëveshje me Ministrinë e Infrastrukturës për ndërtimin e disa rrugëve në këtë komunë.

Lajme

27/02/2018 14:16

Vlera e kësaj marrëveshje është mbi 13 milionë euro.

Sipas kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri më këtë marrëveshje do të ndërtohet rruga në Verbicë të Zhegocit (1.3 milionë), në Përlepnicë (520 mijë), Cernicë (450 mijë), rruga “Pajazit Ahmeti” (110 mijë), rrugicat tek “Rruga e Prishtinës” (200 mijë) dhe vazhdimi i projekteve të vitit 2017 në vlerë prej 2.6 milionë.

“Jam tepër i lumtur që para pak çastesh nënshkruam marrëveshjen me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, për ndërtim të rrugëve në Gjilanin tonë në vlerë prej mbi 13 milionë euro, pa e harruar edhe autostradën në vlerë prej mbi 126 milionë eurove”, ka shkruar Haziri në facebook.

Sipas tij , me mbështetjen e BERZH’-t do të bëhet zgjerimi i hyrje-daljeve Gjilan-Prishtinë dhe Gjilan-Ferizaj në vlerë prej 8.5 milionë euro./Lajmi.net/