Nënshkruhet aktpajtim ndërmjet sindikatave dhe menaxhmentit të RTK-së

Një akt pajtimi është nënshkruar ndërmjet Sindikatës së Pavarur të RTK-së (SPRTK), Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së (SPERTK), Menaxhmentit të Lartë të RTK-së dhe Bordit të RTK-së.

Lajme

28/04/2017 16:51

Kjo vie pas dakordimit të arritur  me praninë e Avokatit të Popullit, Hilmi Jashari. Ombudspersoni Jashari ka ka udhëhequr procesin e ndërmjetësimit në këtë rast që ka çuar në aktin e pajtimit, raporton rtklive.com

Avokati i Popullit e ka vlerësuar si alternativë efektive ndërmjetësimin, jo thjesht si mekanizëm juridik për zgjidhjen mospajtimeve, por edhe si hap kyç në arritjen e komunikimit të arsyeshëm ndërmjet menaxhmentit të RTK-së dhe përfaqësuesve sindikal të RTK-së.

Ushtrimi i kompetencave të Avokatit të Popullit me anë të pajtimit dhe ndërmjetësimit bazohet  në paragrafin 11 të nenit 16 të Ligjit organik dhe është në pajtim me rolin e përcaktuar me Kushtetutën e vendit.

Ky aktpajtim ndërkaq, paraqet akt formal juridik për arritjen e marrëveshjes mes palëve për çështjet e parashtruara dhe të dakorduara gjatë Procesit të ndërmjetësimit.