Nënshkrimi i marrëveshjes, partitë shqiptare përshëndesin aktin e firmosjes

Partitë shqiptare përshëndesin marrëveshjen e firmosur në Prespë nga shefat e diplomacive të Greqisë dhe Maqedonisë.

Lajme

17/06/2018 19:10

Nga BDI thonë se marrëveshja po realizon ëndrrën për një Maqedoni të integruar në BE dhe NATO. Firmosja e dokumentit përbën vetëm fillimin e procedurës së miratimit dhe implementimit të saj thonë nga BDI duke i kërkuar edhe opozitës të mbështesë këtë marrëveshje

Nga Lëvizja Besa e Afrim Gashit, thonë se ndonëse,  mund të kishte edhe disa  saktësime për pjesë të caktuara të marrëveshjes,që kanë të bëjnë me identitetet etnike dhe gjuhësore, gjithsesi marrëveshja është kompromis i mirë , marrë  parasysh se është hap për anëtarësim në NATO dhe hapje të negociatave për BE.

Nga Aleanca për Shqiptarët vlerësojnë aktin pozitiv të nënshkrimit, por sa i përket përmbajtjes së marrëveshjes, thonë se për të do të komentojnë pasi  organet e partisë, përfshirë kryesinë dhe akademinë politike të partisë do të japin një sqarim më të detajuar për vërejtjet eventuale.