Nënkryetari i PDK-së: LDK-ja të mos e bllokojë dialogun, presidenti ka të drejtë kushtetuese

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka folur për dialogun përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do të zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Lajme

05/06/2018 23:08

Ismaili ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”,  se presidentit të vendit, Hashim Thaçi, ia garanton Kushtetuta të drejtën për ta përfaqësuar Kosovën në dialogun me serbët.

Ai ka porositur Lidhjen Demokratike e Kosovës të mos e bllokojë dialogun, për shkak të kundërshtimeve ndaj platformës së Qeverisë për dialogun, e cila parasheh që Thaçi ta udhëheqë dialogun me Serbinë.

Ismaili ka thënë se “LDK e di, nga përvoja personale, që roli i Thaçit në dialog është i pazëvendësueshëm”.

Sipas Ismailit, do të ishte fatkeqësi për vendin nëse partitë politike nuk arrijnë konsensus për dialogun, dhe vendit i duhet të shkojë në zgjedhje.