Nënkryetari i PD-së: Nëse po e akuzoni hoxhë Qazimin, pse jo edhe Vetëvndosjen?

Nënkryetari i Partisë së Drejtësisë, Abdullah Klinaku, nuk pajtohet me akuzat për të cilat po dyshohet hoxha nga Gjilani, Zekrija Qazimi.

 

Lajme

16/08/2014 13:14

Klinaku përmes një postimi në Facebook, thotë se nëse hoxhë Qazimi po akuzohet se ka bërë thirrje publike që të mos dilet në zgjedhje, atëherë sipas tij, me akuzë të njëjtë do të duhej ngarkuar edhe Lëvizja Vetëvendosje, e cila e kishte bërë të njëjtën thirrje para zgjedhjeve të vitit 2010. 

“Hoxha Zekerija Qazimi, që për herë të pash sonte në TV dhe dëgjova që ai akuzohet edhe për pengim të votimeve duke thirr qytetarët mos të votojnë. Nuk pajtohem aspak me kërkesën e tij, se si rezultat i këtyre thirrjeve sot PD ka 3% vota”. 

“Por ajo që më shumë më çuditi është akuza që i bëhet. Nëse kjo akuzë është valide për Hoxhën, atëherë propozoj akuzat e tilla të ngrihen për Vetëvendosjen e para viti 2010, që pat bo thirrje për mos votim, akuzë kundër serbëve që kanë bo thirrje për mos votim. A thu s’ka të drejtë ta shpreh edhe mendimin ndryshe njeriu zotni prokuror apo jeni duke kryer agjendë politike?”, ka shkruar Klinaku. (lajmi.net)