‘Nënë e bijë’, Shkurta dhe Gresa pozojnë përkrah ish-presidentes!

Këngëtarja e njohur, Gresa Behluli është mjaft e pëlqyer nga publiku.

ShowBiz

26/06/2018 18:30

Ndonëse është aktive në rrjete sociale, Behluli publikon foto dhe video nga më të ndryshmet për të gjithë fansat që ka, shkruan lajmi net.

Përpos veprimtarisë dhe mbrëmjeve të shumta, Gresa ndanë shpesh imazhe edhe me njerëzit e dashur të saj.

E në këtë të fundit, ajo pozon pranë nënës, Shkurte Fejzës dhe ish-presidentes Atifete Jahjagës, të cilat po duken të mahnitshme.

“Me presidenten”, ka shkruar ajo.

Vlen të ceket se Shkurta dhe Gresa janë tejet të angazhuara si në projekte ashtu edhe në ahengje familjare. /Lajmi.net/