Nënat, “sekreti” për fëmijë të shëndetshëm

Sekreti i fëmijëve të shëndetshëm qëndron i gjithi tek nënat e tyre. Ato nëna që kanë ndjekur të paktën 5 rregulla të thjeshta gjatë jetës së tyre, kanë shumë më tepër mundësi t’i japin një trashëgimi të mirë krijesave të tyre.

Lifestyle

13/07/2018 14:56

Bëhet fjalë për ato nëna që kanë pasur një regjim të mire ushqimor, aktivitet fizik, peshë konstante dhe elegante, mungesë duhani dhe përdorim alkooli të moderuar.

Dhe fëmijët e lindur nga nënat që kanë respektuar këto rregulla, kanë 82 % mundësi më pak për të qenë obezë apo edhe mbipeshë, në krahasim me nënat që kanë pasur një jetë më të çrregullt. Ky është konkluzioni i studimit të kryer nga Harvard School of Public Health i publikuar në British Medical Journal.

Kërkuesit kanë ndjekur stilin e jetës të rreth 17 mijë nënave dhe kanë ekzaminuar të dhënat shëndetësore të 25 mijë fëmijëve të tyre.  Rezultoi se obeziteti i nënës, jeta sedentare dhe vese të tjera lidheshin me të njëjtën formë obeziteti edhe tek fëmijët e tyre, ndryshe nga ato nëna të cilat kishin një formë fizike të mirë edhe pas lindjes së fëmijëve.