Nenad Rikalo betohet te Presidentja

Rikalo ka bërë sot betimin para Presidentes Jahjaga. Ai është bërë anëtar i KQZ’së pas dorëheqjes së anëtarit tjetër të SLS’së, Goran Zadravkovic.

Lajme

16/10/2013 14:17

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, mori vendim për emërimin e Nenad Rikalo anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës, në cilësinë e përfaqësuesit të Grupit Parlamentar të Partisë Liberale Serbe.

Rikalo ka bërë sot betimin para Presidentes Jahjaga.

“Vendimi për emërim u mor duke u bazuar në nenin 139 pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenet 61 dhe 62 të Ligjit Nr.03/L-073, për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe duke u bazuar në shkresën e Grupit Parlamentar të Partisë Liberale Serbe, të pranuar në Zyrën e Presidentit më datë 14 tetor 2013”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Presidentes së Kosovës.

Lajmi.net kishte raportuar të hënën për mundësinë e emërimit të Rikalo’s si anëtar i KQZ’së pas dorëheqjes së anëtarit tjetër të SLS’së në KQZ, Goran Zadravkovic.