Nenad Gjuriq: Policët në veri respektojnë uniformën me flamur të Kosovës

Komandanti i regjionit të veriut të Policisë së Kosovës, Nenad Gjuriq, ka reaguar pas raportimeve se pjesëtarët e Policisë së Kosovës në veri të vendi nuk po i bartin uniformat e reja me flamur të Kosovës.

Lajme

13/12/2015 19:35

“Këto informacione që kanë rrjedhur, janë bërë me qëllim që të prishin qetësinë që po mbretëron në rajonin tonë. Personi që ka folur është pjesëtar i Policisë së Kosovës, por nuk është polic”, ka thënë Gjuriq, raporton rtv21.