Nëna zhduket bashkë me fëmijët

Një burrë në Durrës ka denoncuar në polici zhdukjen e gruas dhe dy fëmijëve të tyre të mitur.

Lajme

15/02/2016 23:15

Gjatë mbrëmjes së të dielës 41- vjeçari Sh.O. ka denoncuar zhdukjen e së shoqes E.O., 31 vjeçe, bashkë me dy fëmijët e tyre F.O., 8 vjeç dhe A.O.,3 vjeç.

Mësohet se çifti kishte pasur konflikte më herët dhe kjo dyshohet të ketë shërbyer si shkak për largimin e gruas nga banesa, duke humbur gjurmët./shekulli