Nëna u përgatit për funeralin e foshnjes, por më pas ndodhi mrekullia (Foto)

Pritja e një foshnjeje që të vijë në jetë, është koha të cilën çdo nënë mezi e pret. Por, për këtë nënë ishte e vështirë pritja, nga se ishte e vështirë të vendoste nëse do të gëzohej apo të mërzitej. Mjekët i kishin thënë se foshnja e saj nuk do të mund të jetojë më shumë se dy orë pas lindjes. Por më pas, mrekullia ndodhi dhe foshnja shpëtoi.

Lifestyle

30/01/2017 19:26

Autumn ishte këshilluar nga mjekët që të ndërpresë shtatzëninë disa muaj para se të lindte. Arsyeja, sipas mjekëve ishte se foshnjes i ishte mbushur truri me lëng, zemrën e kishte të zmadhuar dhe mëlçia nuk ishte në rregull, transmeton lajmi.net

Ata paralajmëruan se foshnja nuk do të jetonte më shumë se një ose dy orë pas lindjes.

Autumn kishte përjetuar humbjen e një personi të dashur, kur nëna e saj vdiq. Gjithsesi, ajo me zemër të thyer ishte e sigurt se nuk donte që të abortonte.

“Vetëm para disa ditëve, kemi qenë në funeralin e nënës,” tha Autumn për WQAD. “Kështu që unë dhe babai vendosëm që të blejmë dy kufin në mënyrë që t’i vendosim pranë njëri tjetrit. Mjekët më dhanë këshillë që të stopoj shtatzëninë, por unë e dija se nuk duhej ta bëja.”

Ditët kaluan dhe pasi lindi, vajza e quajtur Fiona në fillim ishte shumë e qetë, mirëpo më pas filloi të qajë dhe Autumn e dinte thellë në zemrën e saj se mjekët ishin gabim.

“Duke e mbajtur atë, shpresoja se mjekët ishin gabim” tha ajo. “Ishte e tmerrshme. Dhe në atë çast e dëshova atë tek qau për herë të parë, e dija. Thjesht e dija se ajo do të jetë në rregull.”

Screenshot of the Facebook post by Autumn Joy Dunn.

“Ne e larguam mendimin se do të duhej të organizonin edge një funeral, ne duhej që ta sjellnim atë në shtëpi. Dhe ajo është me shëndet të mirë për pjesën më të madhe, tha e ëma. “Ajo është një mrekulli.” /Lajmi.net/